
Superiorja do të luajë ditën e sotme 2 ndeshjet e fundit të javës së 33-të të kampionatit. Duele shumë të rëndësishme që marrin vëmendjen kryesore të tifozëve.
Kështu në orën 17:00 do të sfidohen mes tyre Egnatia – Elbasani. Rrogozhinasit në “Egnatia Arena” do të kërkojnë fitoren për të “blinduar” vendin e parë, ndërsa skuadra e Ivan Gvozdenovic për të shpresuar deri në fund te një vend në “Final – Four”.
Ndërkohë padiksutim që vëmendja kryesorë e të gjithë tifozëve do të jetë në “Arenën Kombëtare”. Në orën 20:00 do të luhet derbi i fundit i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Një takim që luhet për objektiva të ndryshme nga skuadrat e kryeqytetit.
Të kuqtë luajnë për të “blinduar” vendin e tyre në “Final – Four”, ndërkohë për bardheblutë 3 pikët janë shumë “jetike” për mbijetesën, pasi siç dihet aktualisht ndodhen në vendin e fundit me 32 pikë.
