
Play-Off i Kategorise se Pare
Të gjithë ditën e sotme do të jenë sy e veshë nga “Elbasan Arena”, aty ku do të luhet sfida e fundti e “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Besa dhe Pogradeci do të sfidohen mes tyre për të tentuar edhe ngjitjen në Superiore, duel ky që do të startojë në orën 17:00.
Një duel shumë i rëndësishëm dhe mjaft delikat për skuadrat që synojnë edhe elitën. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidohen me vendin 8-të të Superiores për ngjitjen në elitë.
Kështu Besa ose Pogradeci pas 90-të minutave të ditës së sotme do të duhet të përballen në një tjetër ndeshje me Tiranën. Siç dihet bardheblutë ditën e djeshme e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e 8-të me 39 pikë.
Poll