Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të gjithë kemi përgjegjësi”, Bordin pas humbjes me Egnatian: Nuk është mjaftueshëm, duhet të marrim masat

Shkruar nga NEWSPORT
“Të gjithë kemi përgjegjësi”, Bordin pas humbjes
Roberto Bordin

Egnatia arriti të mposhtë Tiranën me shifrat 2-0 ditën e sotme në javën e 4-t të Superiores. Në përfundim të këtij takimi, trajneri i Tiranës Roberto Bordin doli në prononcim për mediat.

“Është normale që ndeshjet të analizohen për të nxjerrë të mirat dhe të këqijat. Pas nisjes filluam të vuanim shumë, nuk është se ishim agresiv sa duhet siç e kishim punuar. Egnatia luajti nga poshtë dhe kishte rotacione të rëndësishme. U munduam të bënim një paraqitje shumë të mirë, kishim shanse të shënonim gol, por ndodhi tranzicioni dhe na ndëshkoi kundërshtari. Nuk është mjaftueshëm, duhet të bëjmë shumë më shumë. Është një sëmundje që po na bëjmë të vuajmë pak dhe të marrim masat. Sigurisht pa i hequr meritat Egnatias kampione, duhet të kishim tjetër qasje në fushën e lojës.

Unë i pari dhe e gjithë skuadra duhet të punojmë më shumë për të shkuar përpara. Për të ndryshuar këtë duhet të jemi pozitivë dhe të shohim përpara. Dembeleja është kapiten dhe morëm sinjale që ishte gati. Për këtë arsyje e futëm në lojë edhe pse e dimin që vinte nga dëmtimi. Duke e ditur që kemi edhe mungesa të rëndësishme në repartin difensiv. Dhe një skuadër duhet të ketë një formacion dhe të përdori sa më shumë module.

Të gjithë kemi përgjegjësitë tona përsa i përket kësaj ndeshjeje. Ndeshja do të shkonte ndryshe nëse ne do të shënonim në atë rast. Për t’u vlerësuar është fakti që vrapuam më shumë kur ishim me një lojtar më pak. Duhet të përmirësohemi ditë pas dite për të arritur aty ku dëshirojmë. Është e vërtetë që kemi patur probleme, por sigurisht kishim një skuadër shumë të fortë përpara. Nuk është se nuk e dimë se ku kemi ardhur dhe nuk e dimë se çfarë po bëjmë. Mund ta humbësh ndeshjen duke u paraqitur mirë dhe keq”, u shpreh Bordin.

Poll

Lexo gjithashtu