
Vllaznia është një nga skuadrat që ka më shumë dëmtime të lojtarëve. Mungesat e shumta që kanë shkodranët kanë ndikuar në rezultatet e javëve të fundit.
Nuk janë pak, por 11 të tillë, një skuadër e tërë. Në këto kushte drejtuesit janë të detyruar të bëjë disa afrime të tjera në merkaton e janarit. Kjo pasi Thomas Brdaric dëshiron të shmangë një situatë të tillë në pjesën e dytë të sezonit, e cila është edhe më shumë vendimtare.
Kjo pasi timonieri i kuqezinjve dëshiron të ketë sa më shumë alternativa për të vendosur për formacionin. Në këto kushte drejtuesit janë hedhur “all-in” në merkato dhe po shikojmë me imtësi si nga rivalët e tyre të Superiores edhe në rajon, për të pikasur kështu të duhurit dhe për t’ia “servirur” Brdaric.