
Tirana i shpëton humbjes ndaj Torpedos duke konfirmuar edhe një herë se ndaj ekipeve gjeorgjianë është e pathyeshme. Bardheblutë barazuan 1-1 falë supergolit të Rimal Haxhiut pak minuta nga fundi që baraspeshoi autogolin e Micit në pjesën e parë.
Një rezultat tejet pozitiv për ekipin e Bledi Shkëmbit i cili e kishte debutimin e tij zyrtar në krye të pankinës bardheblu. Sfida e kthimit do të luhet më 18 korrik në Elbasan Arena në orën 20:00, aty ku do të vendoset edhe ekipi që kalon në turin e dytë kualifikues të Conference League.
FSHF e ka konfirmuar Elbasan Arenan si stadiumin pritës, por postimi i fundit i Tiranës ngre dyshime të tjera. “Tjetra, Tirona është qyteti im”, shkruan klubi duke ndezur që tani atmosferën. A do të luhet ndeshja në kryeqytet, pra në 'Air Albania'? Mbetet të shihet.