
Torpedo 1-1 Tirana
(Mici 20'Ag / Haxhiu 87')
UEFA Conference League: Kualifikuese
Raundi I: Ndeshja I
Stadiumi: Ramaz Shengelia
Arbitër: Zaven Hovhannisyan ARM
Tirana i shpëton humbjes ndaj Torpedos duke konfirmuar edhe një herë se ndaj ekipeve gjeorgjianë është e pathyeshme. Bardheblutë barazuan 1-1 falë supergolit të Rimal Haxhiut pak minuta nga fundi që baraspeshoi autogolin e Micit në pjesën e parë.
Një rezultat tejet pozitiv për ekipin e Bledi Shkëmbit i cili e kishte debutimin e tij zyrtar në krye të pankinës bardheblu. Sfida e kthimit do të luhet më 18 korrik në Elbasan Arena në orën 20:00, aty ku do të vendoset edhe ekipi që kalon në turin e dytë kualifikues të Conference League.
Formacionet zyrtare
Torpedo (4-2-3-1) – Kljacic; Mchedlishvili, Monteiro, Nadaraia, Shergelashvili; Junior, Gigauri; Pires, Ninkovic, Auro; Johnsen. Trajner: S. Kean
Tirana (3-5-2) – Selmani; Meta, Kola, Mici; Isuf, Jonuzi, Soler, Jaku, Përgjoni; Haxhiu, Bajrovic. Trajner: B. Shkëmbi
Autogoli i Micit:
Goli i Haxhiut: