
Flamurtari mbrëmjen e djeshme luajti për herë të parë në shtëpi për këtë sezon,. Në një stadium të rikonstrukturuar, tifozët ishin kujdesur të mbushin çdo shkallë të stadiumit.
Në në atmosfertë spektakolare të krijuar nga kuqezinjtë, ekipi për fatin e tyre të keq nuk mundi t’ua shpërblente mundin. Kjo pasi vlonjatët u mposhtën 2-1 në shtëpi nga Egnatia, që janë dhe kampionët në fuqi të Superiores.
E tashmë kur kanë kaluar disa orë nga ajo përballje, Flamurtari ka bërë një postim në rrjetet sociale. Kuqezinjtë kanë postuar disa foto gjatë sfidës së mbrëmjnes së djeshme, ndërsa kanë falenderuar edhe tifozët për mbështetjen.
Fatkeqësisht ky sezon për Flamuartarin nuk ka nisur si 135 duhet, pasi aktualisht kanë grumbulluar vetëm 2 pikë pas 5 javësh dhe mbajnë bashkë me Tiranën vendet e fundit në renditje.
View this post on Instagram