Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"S'po mendoj për rikthimin e Zguros", Veselinovic para derbit: Ja kush do të luajë titullar nesër

Shkruar nga NEWSPORT
"S'po mendoj për rikthimin e Zguros", Veselinovic para
Aleksandar Veselinovic

Dinamo dhe Partizani do të përballen këtë të shtunë për të luajtur derbin e kryeqytetit, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të "Abissnet Superiore". Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide fjalën e tij e ka thënë dhe trajneri i “Demave”, Aleksandar Veselinovic.

Pas dy pikëve të lëna kundër Teutës përballeni me Dinamon, që është me moralin lart. Çfarë Partizani të presim?

Si gjithmonë jam i sigurt që do të luajmë me një klub të madh dhe një klub me mjaft traditë si Dinamo. Në këtë sezon Dinamo tregoi që është skuadër mjaft e mirë. Në futboll gjithmonë duhet të mendojmë për ndeshjen dhe hapin e radhës. Fokusi ynë do të jetë në maksimum përsa i përket takimit që na pret. Jam i sigurt që Dinamo do të jetë një kundërshtar i fortë, në ndeshjen e fazës së parë barazuam 2 me 2. Ishte ndeshje me përmbysje rezultatesh, kaloi Dinamo në avantazh, më pas ne dhe në fund u mbyll në barazim. Përsa i përket këtij sezoni mendoj është kampionat shumë i fortë me gjashtë-shtatë skuadra që luftojnë. Në atë që ka shfaqur Dinamo përgjatë këtyre javëve, tregon që është kundërshtar jo vetëm për zonën “play-off” por dhe për trofeun. E respektojmë maksimalisht Dinamon, por siç e kam thënë fillimisht duhet të respektojmë veten tonë. Ne do ta përgatisim në maksimum të fokusuar dhe përqendruar, po punojmë në maksimumin tonë, për ta përballuar këtë ndeshje. Do të japim gjithçka për ta fituar ndeshjen.

Dinamo ka treshen sulmuese më të mirë të kampionatit. Sa shqetësues iu duket ky fakt dhe si mendon t’i ndalë?

Sulmuesit e Dinamos janë shumë të mirë. Itodo, Zabërgja, Bregu, Vila, jo vetëm ato, Goudiaby, por dhe të tjerët janë cilësorë. Mendoj që kanë përzgjedhur një grup mjaft të mirë dhe me eksperiencë, por ne kemi grupin tonë dhe lojtarët, tashmë duhet të mendojmë si t’i shfrytëzojmë mundësitë tona.

Së bashku me Ilir Dajën, jeni dy trajnerë që nuk kanë pësuar asnjë humbje. E shikoni sfidë personale?

Kam një respekt mjaft të madh si për kolegun e Dinamos dhe të tjerë. E di që puna jonë dhe profesioni ynë është i vështirë. Më të rëndësishëm janë lojtarët, performanca e tyre që duhet të tregojnë në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se fokusi ynë do të jetë te lojtarët si gjithmonë. Ne punojmë gjithë kohës me lojtarët dhe duhet ta kemi fokusin tonë tek ato. Përsa i përket rezultateve, ka të mira por dhe momente kur nuk janë të mira. Kam rreth 24 vite që punoj si trajner dhe mendoj se dhe kur kemi moment të mirë, ndoshta rezultatet nuk janë ato që priten. Në profesionin tonë nuk kemi kohë që të gëzohemi apo lumturohemi. E them sinqerisht që si trajneri i Dinamos dhe të tjerët janë mjaft të nderuar. Mendoj është trajner shumë i mirë dhe me atë që ka treguar në futbollin shqiptar.

Situata me lojtarët e dëmtuar, Hadroj i ftuar te Kombëtarja, do të jetë gati për nesër?

Prej rreth gjashtë javësh kemi pasur situata të tilla, duke mos pasur të disponueshëm disa lojtarë, tashmë do zhvillojmë seancën e fundit stërvitore, do të shikoj përgjatë dhe në përfundim të seancës kush do të jetë gati. Kush do të jetë 100% gati do të nisë titullar. Do ta shohim situatën e Hadrojt në stërvitje, jo vetëm për Hadrojn por për asnjë lojtar nuk mund të them me siguri do të jetë apo jo. E patë dhe në ndeshjen e fundit, Hadroji vinte pas një mungese disa javore, u rikthye me Teutën por pas 15-20 minutave na tregoi neve se duhet ta zëvendësonim. Nëse fillon ndeshjen do të jetë shumë mirë për ne, por kushdo që do e zëvendësojë nese ndodh, jam sigurt që do e zëvendësojë si duhet. E di që të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar në seancat stërvitore që zhvillojnë dhe janë të fokusuar dhe gati për të luajtur.

Përballja e fundit me Dinamon përfundoi barazim 2 me 2. Çfarë keni mësuar nga ky takim?

Ishte dy muaj më parë. Jemi përballur me ndeshjet pasardhëse, atë takim e kemi analizuar, përpiqemi duke parë ekipin e radhës që na vjen si kundërshtar mjaft të fortë. Nuk kemi kohë të kthejmë kokën prapa pasi ndeshjet janë shumë afër dhe duhet të shohim vetëm përpara. Askush nuk mund t’i përcaktojë rezultatet e pesë ndeshjeve në një javë, është e vështirë si do dalin ndeshjet, janë shumë të forta me skuadra që luajnë njësoj si brenda dhe jashtë.

Derbit me Tiranën dhe Dinamon kanë përfunduar barazim, cili ju ka shijuar më shumë?

Çdo ndeshje duhet të jetë festë e vërtetë për publikun, për të gjithë aktorët që janë pjesë e futbollit shqiptar. Pas 40 viteve në futboll si trajner dhe lojtar, është e rëndësishme të mendoj për ndeshjen pasardhëse dhe kundërshtarin që na pret.

Nuk keni humbur asnjë ndeshje, por mos janë bërë shumë barazime?

E thashë dhe do e përsëris sërish, e filluam kampionatin me bluze me mangë të shkurtra, tani me xhaketa, kur të jemi në maj sërish me të shkurtra do të kemi mundësi të flasim për rezultatet, objektivat. Mendja dhe fokusi ynë duhet të jetë vetëm te ndeshja dhe kundërshtari i radhës. E kam thënë ti mund të kesh performancë të shkëlqyer për 6-7 muaj, më pas një dëmtim në prill i dy-tre lojtarëve kryesorë mund të rrezikojë gjithë sezonin. Çdo gjë duhet të jetë e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

Zguro mbetet një çështje, do të rikthehet me skuadrën?

Ne mendojmë vetëm për Dinamon, për momentin është më e rëndësishmja për mua dhe kundërshtarin. Të mendojmë vetëm për kundërshtarin e nesërm, pra vetëm për Dinamon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga