Specialisti i futbollit, Ermal Tahiri ka folur në emisionin sportiv në ABC rreth shkarkimit të Bordin. Tahiri beson se Elbasani nuk ka çfarë të japë më, pasi trajneri italian i ak marrë maksimumin.
Sipas tij, tekniku ka ikur vetë, nuk është shkarkuar nga presidenca e klubit verdheblu.
“4 ekipet e para kanë një shkëputje të madhe. Bordin i mori maksimumin këtij Elbasani.
Presidenti është korrekt dhe kërkon sa më shumë. Kjo e bën që ai të mos shohë situatën. Shkëputja e madhe është krijuar 2 javët e fundit.
Bordin ka ikur vetë, presidenti nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij. Presidenti ia ka paguar lekët.”, u shpreh Ermal Tahiri.
Poll