Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Skënderbeu kundërshtar shumë cilësor", zëvendëstrajneri i Partizanit për humbjen e Dinamos: Nuk i shikojmë rezultatet e të tjerëve

Shkruar nga NEWSPORT
"Skënderbeu kundërshtar shumë cilësor",
Dragan Anicic

Partizani luan sfidën e parë të vitit 2025 ndaj Skënderbeut të Ernest Gjokës. Në konferencën e zakonshme të shtypit 1 ditë para takimit është paraqitur zëvendëstrajneri Dragan Anicic.

Serbi, i cili ka folur për ndeshjen e ardhshme të “Demave” ka zëvendësuar bashkëkombasin Veselinovic në fjalimin në ambientet e klubit të kuq.

Për trajnerin e dytë të skuadrës kryeqytetase, përballja me Skënderbeun është delikate po koha prej 10 ditësh ka qenë e mjaftueshme për t’u përgatitur më së miri.

"Dua t’ju përshëndes dhe t’ju uroj gëzuar Vitin e ri dhe shpresoj që do të kemi një bashkëpunim të mirë siç edhe e kemi patur deri tani.

Përsa i përket ndeshjes që na pret me Skënderbeun kemi patur në dispozicion 10 ditë për ta përgatitur këtë sfidë. Patjetër që është një kundërshtar shumë cilësor si çdo kundërshtar tjetër në këtë kampionat. Sigurisht që do të jetë një ndeshje delikate. 

Patjetër që lojtarët që janë larguar janë mungesa të mëdha për ne, përfshirë edhe situatën e Kotes të cilin për afro një muaj nuk do ta kemi të gatshëm. Sigurisht që do mundohemi ti zëvendësojmë me pjesën e lojtarëve që kemi në organikë. Ata që janë pjesë e jona kanë cilësitë e tyre. Shpresojmë që edhe klubi të reagoj deri në mbylljen e merkatos, jo vetëm për të zëvendësuar lojtarët e larguar por të afrojë përforcime të denja.

Përsa i përket rezultateve të ekipeve të tjera ne nuk i shikojmë. Mendoj se ajo që do të na shërbej apo do të na ndihmoj është vetëm fitorja jonë", u shpreh Anicic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga