Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënder Gega me “dhimbje koke”, 2 titullarë e lënë në “baltë” para ndeshjeve të fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder Gega me “dhimbje koke”, 2 titullarë e
Partizani

Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka në 2 javët e mbetura të Superiores për të siguruar një vend në “Final – Four”. Të kuqtë “kërcënohen” nga Elbasani, me këto të fundit që kanë një pikë më pak se kryeqytetasit.

Duelet me Bylisin dhe Elbasanin do të jenë vendimtare për fatet e Partizanit, me Skënder Gegën që tashmë është me “laps e letër” në dorë për të bërë llogaritë për vendin e 4-të. Por tropojani nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi 2 titullarë janë dëmtuar.

Bëhet fjalë për Domgjonin dhe Zekën, të cilët në sfidën me Egnatian u dëmtuan. Të dy futbollistët pritet që ditën e sotme t’iu nënshtrohen vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Kjo i shkakton “dhimbje koke” Skënder Gegës, i cili tashmë për 2 duelet e fundit mund të mos i llogarisë shërbimet e Domgjonin dhe Zekës. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjet e fundit apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga