
Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” ditën e premte mes tyre në “Air Albania”. Një derbi jo si gjithë të tjetër për shkak të situatës së njëjtë që po kalojnë ekipet në këtë sezon.
Në orën 19:00 do të përballen, në një sfidë që është konsideruar si “derbi i hallexhinjve”, pasi të dyja ekipet pas 5 javësh kampionat e shikojnë veten në luftë për mbijetesë. Kjo situatë padiksutim ka mërzitur dhe irrituar edhe tifozët.
Këto të fundit të zhgënjyer nga paraqitjet e ekipeve të zemrës, nuk janë të interesuar sa pritej për të parë derbin e kryeqytetit. Kur jemi 2 ditë para kësaj përballjeje, "Newsport.al" mëson se janë shitur 2500 bileta.
Një numër i vogël në krahasim me emocionet dhe spektaklin që derbit japin gjithmonë. Por gjithsesi mbetet të shihet se sa bileta të tjera do të shiten në ditët në vazhdim dhe sa do të jetë numri i tifozëve që do ta shikojnë “derbin e hallexhinjve” nga shkallët e stadiumit.