Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Shkojmë vetëm për fitoren", Brdaric para Skënderbeut: Mund të ketë surprizë në fundin e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
"Shkojmë vetëm për fitoren", Brdaric para
Thomas Brdaric

Thomas Brdaric ka folur në prag të ndeshjes që Vllaznia do të luajë me Skënderbeun. Kujtojmë se ky takim merr jetë nesër prej orës 20:00 në Korçë. 

Brdaric shprehu qartë se shkon në këtë transfertë me qëllimin e vetëm të fitores. Po ashtu nuk mohon mundësinë e një tjetër afrimi gjatë kësaj merkato.

“Nuk mund të pres për ndeshjen e radhës. E dimë që ndeshja me Skënderbeun është e vështirë, kemi luajtur dhe në Final 4, kanë mënyrë të bukur të stilit të lojës, por ne do të bëjmë më të mirën kundër tyre.

Asgjë e re te Vllaznia, e njëjta situatë. Është sfidë e madhe për të përgatitur lojtarët që kemi të gatshëm. Krymi është në dyshim. Grudës i urojmë rikuperim të shpejtë pas ndërhyrjes.

Nesër të tilla si e nesërmja duhet të jemi të zgjuar, për të implemtuar gjërat që kemi bërë në stërvitje. Unë përmenda në fillim vetëm lojtarët e sulmit sepse kanë më shumë kohë për t’u kthyer, por Bajrami është kthyer dhe shpresojmë t’i kemi sa më shpejt të gatshëm me grupin.

Kur nuk jam qejf për të lënë pikë. Jam vetëm për fitore, jam i bindur se do shkojmë për të fituar.

Për momentin nuk është se kemi marrë diçka fikse, por mund të kemi surprizë në fund të merkatos”, u shpreh ndër të tjera Brdaric.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga