Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shënoi golin e sezonit në derbi, Ylli Aga jep lajmin e “ëmbël” për “magjistarin” Freddy Alvarez: Së shpejti…

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e sezonit në derbi, Ylli Aga jep lajmin e
Goli i Alvarez në derbi dhe Ylli Aga

Drejtori i “Super Sport”, Ylli Aga, ishte i ftuar në panelin e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Aga dha lajmin se lojtari me tipare ofensive Freddy Alavrez, së shpejti do të bëhet baba, e cila mund t’ia “zbusë” disi dhimbjen e vdekjes tragjike të vajzës së tij.     

“Freddy Alvarez, lojtari 31-vjeçar, mund të jetë nga ata lojtarë për të cilin mund të bësh skenar filmi. Marrë në konsideratë mënyrën se si erdhi te Tirana, atë tragjedi për ndarjen nga jeta të vajzës së tij dhe klubi që ju gjend pranë, për te dërguar vajzën në vendlindje.

Alvarez vendos të kthehet duke premtuar që do vijë të luajë për Tiranën. Falë Zotit ka marrë një lajm shumë të mirë, do të bëhet sërish baba.

Pret një vajzë për t’u lindur, do të kompensojë atë mungesë shumë të madhe. Kjo ka krijuar lidhje të fortë të futbollistit me Tiranën. Është ai lloji lojtari që i mungon kampionatit tonë”, tha Aga.

Poll

Lexo gjithashtu