
Kevin Dodaj
Kevin Dodaj ishte padiskutim heroi i sfidës mes Vllaznisë dhe Dinamos. Talenti shkodran shënoi 30 sekonda para fundit duke iu dhuruar kuqebluve 3 pikë të rëndësishme për vendin e dytë në “Final – Four”.
Pas ndeshjes 18-vjeçari ishte shumë i lumtur për 3 pikët dhe golin e parë në karrierë me Vllzninë. Ndër të tjera falenderon Thomas Brdaric për besimin e dhënë.
“Goli dhe 3 pikët? Jam shumë i lumtur për 3 pikët dhe për golin tim me Vllazninë. Një ëndërr e bërë realitet.
E nisët si zëvendësues? Faleminderit edhe trajnerit të ri që më dha besim.
Sherret? I përkasin të kaluarës. Do të punoj sa më shumë që t’ua shpërblej drejtuesve besimin”.
Poll