
Baton Zabërgja padiskutim ishte një nga heronjtë e Dinamos në fitoren ndaj Hajduk Split. Talenti shqiptar shënoi golin e avantazhit që në pjesën e parë të sfidës, duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi të jashtëzakonshëm.
Për të kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, pasi luajti në “Air Albania” ndeshjen e fundit me dinamovitët. Zabërgja do të largohet nga “Blutë” dhe do të nisë aventurën e tij të re në Ukrainë te skuadra e Metalist.
“Nëse luajmë të gjithë bashkë, do ta arrijmë suksesin e thamë me çunat. Jam i lumtur për kualifikimin.
E mira e këtij klubi është që kemi shumë lojtarë të mirë. Në përgjithësi kam kombinuar më të gjithë shumë mirë.
Duke parë ndeshjen e parë, e pamë që kundërshtari nuk kishte shumë dallim, u futëm në fushë me besim dhe ia arritëm.
Kur erdha në fillim e kisha problem adoptimin. Daja më ka ndihmuar që të rritem. Sot ka qenë ndeshja ime e fundit me Dinamon, sepse do të udhëtoj tek ekipi i ri”, ka përfunduar lideri i Dinamos.