Mesfushori i Tiranës Rijad Kobiljar, shkaktoi “zhurmë” pas fitores në derbin e kryeqytetit kundër Partizanit, triumf me përmbysje.
30-vjeçari nga Sarajevo e Bosnje-Hercevogina mori megafonin në dorë dhe filloi të këndojë së bashku me tifozët bardheblu kore ofenduese ndaj rivalit.
Teksa ende nuk është mbyllur java e 33-të në Superiore, ku Disiplina do zbulojë “verdiktin”, nëse do ketë ndëshkim ose jo për Kobiljar, “fantazisti” ballkanas ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, me mbishkrimin “netët e derbit”.
Por ajo që ka befasuar më shumë është tag-u “Elhamdulillah”, e cila vjen nga arabishtja e do të thotë “Falënderimi i takon Zotit”. E vështirë të gjesh qasjen mes sharjeve dhe ofendimeve në kor kundër ekipit rival e më pas, frazë e shenjt për të njëjtën ngjarje.
