Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfidohen në Superiore pas 13 vitesh, Dinamo “kafshata” e preferuar e Flamurtarit (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidohen në Superiore pas 13 vitesh, Dinamo “kafshata” e
Flamurtari - Dinamo

Dinamo dhe Flamurtari do të sfidohen në Superiore pas 13 vitesh. Hera e fundit që dy ekipet janë sfiduar në elitë daton më 29 prill 2012, takim që do të fitohej nga kuqezinjtë.

Por jo vetëm në atë sfidë, por në 10 duelet e fundit mes tyre në Superiore, statistikat tregojnë se vlonjatët janë dominues dhe skuadra e Ilir Dajës i sjell fat. Kështu Flamurtari ka fituar 6 takime, ndërsa dinamovitët kanë fituar 3.

Nga ana tjetër vetëm 1 takim mes tyre ka përfunduar në barazim. Siç duket, Dinamo është “kafshata” e preferuar e Flamurtarit, këto të fundit do të tentojnë të sigurojnë ehe 3 pikët e para në kampionat pikërisht ndaj “Bluve”.

Duel ky që do të luhet në “Selman Stërmasi”, ditën e shtunë, ora 15:30 dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit.

 

Poll

Lexo gjithashtu