Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfidë interesante për fatet e sezonit, Elbasani dhe Laçi publikojnë formacionet

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidë interesante për fatet e sezonit, Elbasani dhe Laçi
Elbasani - Laçi

Në orën 17:00 luhen dy takimet e fundit të javës së 22-të të Superiores. Përveç duelit për kreun mes Vllaznisë dhe Egnatias, përballen dhe Elbasani me Laçin në “Elbasan Arena”.

Sfida interesante vlen shumë për të dy ekipet, edhe pse vëmendja maksimale është në Shkodër për arsye të tabelës së klasifikimit. Tekniku serb i verdhebluve i beson të përhershmëve si Abalora në portë, apo Lulaj dhe Dros në mbrojtje. Portugezi Ze Gomes është maja e ekipit pas dëmtimit dhe së bashku me Tsague shpresohet në mirëkombinimin e tyre.

Italiani Moriero i kurbinasve i beson talenteve të ekipit bardhezi si Mjaki, Tresa, Bibo dhe Manellari. Ish-i i Partizanit Melo, si dhe të huajt Traore dhe Opeh kanë për detyrë golat.

FORMACIONET ZYRTARE:

Elbasani:  Abalora, Lulaj, Dros, Tsague, Klevis Kasa, Ibrahim, Arsen Kasa, Ze Gomes, Musta, Qose, Lila, Trajneri: Ivan Gvozdenovic

Laçi: Molla, Kurti, Tresa, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian, Trajneri: Francesco Moriero

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga