
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen ditën e sotme për të luajtur supersfidën e javës së 22-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 17:00.
Rrogozhinasit kërkojnë një tjetër 3 pikësh, pas fitores me goleadë kundër Tiranës. Por, Thomas Brdaric ka përgatitur “kurthin” për t’i bërë ballë fuqisë së Egnatias. Tekniku i Vllaznisë ka “projektuar” 11-shen titullare të cilës mund t’i besojë.
Në portë pritet të jetë Jukaj, ndërsa katërshja e mbrojtjes mund të përbëhet nga Gurishta, Stojanoviç, Bajrami dhe Çoba që duhet të bëjë rolin e mbrojtësit të majtë.
Në mesfushë treshja Sala, Deliu dhe Kahrimanovic do t’i vijnë në ndihmë sulmit që përbëhet nga Mala, Dodaj dhe Balaj. Një formacion që pritet të jetë 4-3-3, me Brdaric që duket gati për kualitetin e Egnatias.