Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rustem Hoxha për duelin me Laçin: E vështirë, por në fushë vetëm për 3 pikët. Daja? Flasin rezultatet

Shkruar nga NEWSPORT
Rustem Hoxha për duelin me Laçin: E vështirë, por në
Rustem Hoxha

Laçi – Dinamo do të startojë 13:30, një duel shumë i rëndësishëm për objektivat e skuadrave. Një rikthim i rëndësishëm për dinamovitët është Rustem Hoxha.

Mbrojtësi foli para kësaj sfide, ku theksoi se ditën e sotme do të marrë disa minuta, ndërsa shumë shpejt do të jetë gati për të luajtur 90-të minutat e plota. Ndër të tjera nënvizoi se sot skuadra do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët.

“Kur do të rikthehesh? Më ka munguar fusha shumë, shpresoj që shumë shpejt të jem gati për 90-të minuta. Sot kam shansin të luaj disa minuta. Kam zhvilluar vetëm disa seanca dhe besoj se nga java e ardhshme të jem gati. Avash avash të fitoj formën e mirë.

Laçi? Siç dihet fudha e Laçit është e vështirë, jo vetëm per faktin që luajnë agresiv, por me trajnerin e ri kanë ndryshuar. Moriero i ka ndryshuar dhe shpresojmë që të dalim me 3 pikët.

Çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Dajës? Përveç rezultateve ka ndryshuar edhe mënyra e lojës, Ritmi, zotërimin e topit, gjëra që vihen re edhe në fushën e lojës”, përfundon kapiteni, i cili ka munguar për disa javë për shkak dëmtimi.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga