
Nesër spikat dhënia e trofeut të parë për këtë edicion. Egnatia-Kukësi luhet në "Arenën Kombëtare", ku të dy ekipet lakmojnë trofeun, me më së shumti Egnatia që e dëshiron për herë të dytë radhazi.
Ultrasit e klubit rrogozhinas kanë bërë thirrje masive për mobilizim teksa janë gati të udhëtojnë nesër sipas programit të orkestruar drejt Tiranës.
Mobilizim masiv kërkon edhe Edison Memolla. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë ka kujtuar se nesër lueht supersfida dhe ka dhënë mesazhin e tij për mbështetje sa më të shumtë.
Koret, fanerlat dhe brohoritjet jeshilzi pritet të jenë të shumta në Finale, apsi i gjithë qyteti mezi pret një tjetër kupë në Shqipërinë e Mesme. Egnatia kërkon trofeun e 5-të pas atyre të fituara në 2 vitet e fundit.