Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rinovoi për 2 sezone, por sulmuesi “braktis” Partizanit para Kupave të Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovoi për 2 sezone, por sulmuesi “braktis” Partizanit para
Partizani

Archange Bintsouka prej javësh ka qenë “çështje” te Partizani, por më në fund palët arritën marrëveshjen për rinovimin. Kështu sulmuesi firmosi kontratën e re dhe tashmë edhe për 2 sezone të tjera do të jetë “dem” i kuq.

Por me rinovimin nuk kanë marrë fund “hallet” për Skënder Gegën. Ky i fundit nuk do ta llogarisë kongolezin për duelet e Kupave të Europës. Kjo pasi 22-vjeçari vazhdon të jetë ende në Kongo dhe ka humbur kështu përgatitjet për sezonin e ri.

Nuk dihet ende se kur Bintsouka do të rikthehet në Shqipëri, por e sigurtë është që sulmuesi ka humbur ndeshjet me Kalju. Takimi i parë do të luhet më 10 korrik në orën 18:45 në transfertë, ndërsa ndeshja e dytë më 17 korrik në “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga