Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ringjallet” Tirana, bardheblutë i lënë “targën” rivalëve të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
“Ringjallet” Tirana, bardheblutë i lënë
Tirana

Tirana ditën e djeshme mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Pavarësisht mungesave të shumta që kishte, kryeqytetasit triumfuan 1-0 në transfertë, duke lënë kështu zonën e ftohtë të klasifikimit.

Në fakt bardheblutë duket se kanë rilindur në javët e fundit. Në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e udhëhequr nga Bledi Shkëmbi ka arritur të marrë 2 fitore, po kaq barazime dhe vetëm 1 humbje. Nga këto statistika shihet se Tirana ka bërë më mirë se rivalët e kryeqytetit.

Kjo pasi bardheblutë u kanë lënë “tagën” Partizanit e Dinamos për pikët e grumbulluara në 5 ndeshjet e fundit. Skuadra e Shkëmbit ka arritur të grumbullojë 8 pikë, 1 pikë më pak ka grumbulluar Dinamo e Ilir Dajës, ndërsa 6 pikë ka siguruar Partizani i Aleksandar Veselinovic.

Pikë të rëndësishme këto, ku bardheblutë janë ngjitur në klasifikim, ndërsa nga ana tjetër “Blutë” dhe “Demat” kanë zbritur në rënditje. Aktualisht Tirana mban vendin e 7-të me 26 pikë, ndërsa Dinamo ndodhet e 3-ta me 41 pikë dhe Partizani në vendin e 4-të me 40 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga