Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthime me “peshë” për Maganin, ndaj Teutës vetëm 1 mungesë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthime me “peshë” për Maganin, ndaj Teutës
Tirana

Tirana rikthehet të luajë ndeshjet si pritëse në kryeqytet, ku në orën 17:00 do të presë Teutën. Një duel shumë i rëndësishmë ku te bardheblutë nuk lejohen më hapat fals dhe ditën e sotme kanë shansin e artë të rikthehen te fitorja.

Një ndeshje shumë e rëndësishme, ku Gugash Magani do të ketë edhe rikthime me “peshë”. 3 futbollistë do të rikthehen ndaj durrsakëve. Kështu të gatshëm për trajnerin peqinas do të jenë Dembele, Gjumsi dhe Jarmouni.

Të 3 futbollistët do të marrin vendin e tyre në formacion, duke bërë që ekipi të jete më i plotësuar. Mungesa e vetme për Tiranën ndaj Teutës do të jetë ajo e Metas. Kujtojmë se aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 7-të me 17 pikë pas 16 javësh. Kanë siguruar 2 fitore, 11 barazime dhe 3 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga