Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthim tek fitoret, nesër mes Vorës dhe Tiranës pritet konkurrencë e “egër” në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim tek fitoret, nesër mes Vorës dhe Tiranës pritet
Vora-Tirana

Abissnet Superiore vijon me “vrullin” e saj, me 3 duele të planifikuar për nesër dhe 6 skuadra të cilat me doemos do të synojnë të dalin nga fusha me +3 pikë në klasifikim. Kështu konkretisht dueli i parë në axhendë është ai mes Vorës e cila do të presë Tiranën, ndeshje e cila do të luhet në orën 13:30.

2 skuadra të cilat për nga natyra e lojës janë mjaft konkurruese në fushë, kjo lidhur sigurisht edhe me qëllimin që kanë. Vora që luan në shtëpi ka “shijen” e fitores së 2 ndeshjeve të fundit për sa i takon 5 sfidave të zhvilluara gjatë javës. E në këto kushte ekipi i Arjan Bellajt do të synojë të mbajë të njëjtin ritëm në kampionat.

Megjithatë sa i takon vendit të 7-të ku ata ndodhen aktualisht me 22 pikë do të duhet edhe më shumë punë për për t’u afruar me kryesuesit.

Kryeqytetasit nga ana tjetër vijnë me shumë motivim për duelin, pasi nga ndeshja e vjetër Tirana iu rikthye fitoreve, me një paraqitje mjaft të denjë në lojë në përballjen kundër Bylisit, nga ku doli dhe triumfues. Me afrimet e reja tek ekipi i Ardian Nuhiut, tashmë Tirana premton shumë dhe pse jo rikthime të njëpasnjëshme në fitore.

E nevojshme dhe shumë e rëndësishme që fitorja të “privatizohet” nga “bardheblutë” pasi aktualisht ndodhen të fundit në renditje, me një kuotë pikësh prej 13 të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu