
Partizani do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 30-të të kampionatit. Takim që merr vëmendjen, teksa do të luhet në orën 18:00 në “Arenën e Demave”.
Siç dihet Arbër Abilaliaj prej ditësh është përgatitur për këtë përballje. Timonieri kërkon përqendrim maksimal nga ekipi për këtë sfidë, e cila është mjaft delikate për të dyja ekipet.
Të kuqtë pas fitores me Skënderbeun tashmë synojnë një tjetër 3 pikësh për të “blinduar” vendin e tyre në “Final – Four”. Për këtë takim Abilaliaj do të ketë një rikthim të rëndësishëm. David Domgjoni rikthehet nga pezullimi dhe do të marrë vendin e tij në formacion.
Ndërkohë do të vazhdojë të mungojë mbrojtësi Altin Bytyçi. Ky i fundit ende nuk është rikuperuar dhe nuk dihet ende se kur do të mund të jetë i gatshëm për Abilaliajn.