
Janë luajtur sot 3 ndeshje të Superiores. Tirana, Teuta dhe Laçi fituan respektivisht me Kukësin, Skënderbeun dhe Vllazninë.
Pikët e marra rikthejnë Tiranën në “Final 4” duke i dhënë mundësinë të besojë sërish te titulli kampion. Në anën tjetër Teuta dhe Laçi i largohen zonës së ftohtë.
Erzeni në vendin e parafundit me 1 ndeshje më pak të luajtur, numëron 6 pikë më pak se Teuta që ndodhet në “Play Out”.
Kujtojmë se java e 31-të e Superiores mbyllet me dy ndeshje nesër. Egnatia pret Partizanin në Rrogozhinë, ndërsa Dinamo ekipin e Erzenit. Këto 2 ndeshje mund të ndryshojnë sërish renditjen.
Renditja provizore e Superiores:
1. Egnatia 54 pikë
2. Vllaznia 51 pikë
3. Partizani 48 pikë
4. Tirana 43 pikë
5. Dinamo 43 pikë
6. Skënderbeu 41 pikë
7. Laçi 38 pikë
8. Teuta 37 pikë
9. Erzeni 31 pikë
10. Kukësi 26 pikë