Sot u luajtën 3 ndeshje të vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Vetëm Laçi fitoi, duke qenë dhe skuadra e vetme që ndikoi në renditjen e përgjithshme. Kështu kurbinasit pas fitores 0 me 1 ndaj Teutës, i marrin vendin e 7 këtyre të fundit.
Në anën tjetër Kukësi dhe Dinamo barazuan 1 me 1. Pikë kjo që i bën më shumë punë Dinamos, nëse mendohet ndeshja mes Teutës dhe Laçit.
Partizani dhe Vllaznia e mbyllën në barazim pa gola, 0-0, duke i dhënë mundësinë Egnatias që të shkëputet më shumë. Nesër(8 prill) luhen 2 ndeshjet e tjera, Erzeni – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.
Renditja provizore e Superiores:
1. Egnatia 54 pikë
2. Vllaznia 51 pikë
3. Partizani 48 pikë
4. Dinamo 43 pikë
5. Skënderbeu 40 pikë
6. Tirana 39 pikë
7. Laçi 35 pikë
8. Teuta 34 pikë
9. Erzeni 28 pikë
10. Kukësi 26 pikë