
Egnatia duke ngritur trofeun e Superiores
Egnatia bëri histori me fitimin e titullit kampion. Shumë pak mund ta mendonin diçka të tillë para 1 viti, ndërsa rrogozhinasit besuan dhe ia dolën deri në fund.
Tashmë Egnatia është përfaqësuesja e Shqipërisë në turin e parë të Champions League. Aty kanë përballë Borac Banja Luka, që mund të konsiderohet mëse i kalueshëm.
Drejtori i Egnatias Klejdi Zenelaj ka pozuar me trofeun e Champions League, para shortit në Nyon të Zvicrës. “Pse jo”, shkruan teksa e shoqëron me të qeshur duke lënë të nënkuptohet dëshira për fitimin e saj.
Fundja kush nuk dëshiron ta fitojë. Te Egnatia kanë treguar se punojnë shumë dhe sigurisht që surpriza e parë mund të vijë me kalimin në turin e dytë të Champions League.

Poll