Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Privilegj të jem dinamovit", Itodo Mandela pasi u shpall "Lojtari i Ndeshjes": Falenderoj presidentin e Dinamos dhe atë të Luzit

Shkruar nga NEWSPORT
"Privilegj të jem dinamovit", Itodo Mandela pasi u shpall
Itodo Mandela

Dinamo ka triumfuar përballë Tiranës me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-4 në favor të dinamovitëve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Itodo Mandela.

“Faleminderit trajnerit që beson tek unë, pasi unë kam qenë jashtë për 3 javë dhe nuk ishte e lehtë për t’u rikthyer. Besojnë shumë tek unë pas dëmtimit. Një trajner pas dëmtimit duhet të presë të më shohë dhe të mos më fusë titullar, por Daja beson shumë tek unë, të më hedhë në fushë në një ndeshje si kjo.

Gjithçka falë tij, pasi beson tek unë. Sidomos shokët e skuadrës kanë besuar shumë tek unë. Kështu, unë rris besimin për të shënuar më shumë gola. Kur ata kanë mundësinë më pasojnë dhe unë shëoj gola. Sot falenderoj edhe Zabërgjën për asistin.

Do të thoja se falenderoj trajnerin sepse ka besuar tek unë. Falë tij edhe ekipi është mirë. Nëse beson tek unë për të qenë në majën e sulmit, mund të arrijmë diçka. Edhe objektivat e kolektivit të skuadrës, plotësohen, duke shënuar gola.

Falenderim për klubin? Sigurisht falenderues ndaj klubit. Më kanë dhënë mundësinë që të tregoj veten këtu dhe ndoshta merkaton tjetër mund të kem ndonjë mundësi më të mirë. Është privilegj i madh për mua që të luaj për Dinamon, që më kanë dhën këtë mundësi. Pa ta nuk do isha ky që jam.

Falenderoj edhe presidentin e Luzit dhe falë tij po ashtu, pasi pa të nuk do të isha këtu ku jam. Do doja të thoja faleminderit ndaj kujtdo, premtoj që do të bëj më shumë dhe ata do të tregojnë më shumë respekt për mua”, tha Itodo Mandela.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga