
Xhuliano Skuka
Partizani do të presë Vllazninë nesër mbrëma në orën 20:00. Supersfida e javës së 30-të të Superiores që luhet në stadiumin ‘Air Albania’.
Të kuqtë duan fitoren për të parakaluar shkodranët në renditje dhe për të arritur këtë e rëndësishmë është edhe performanca e Xhuliano Skukës në fushën e lojës. Bomberi pritet të jetë titullar me qëllimin për të dërguar sferën pas portierit Qarri.
Më pak se 24 orë nga dueli, sulmuesi i kuq ndan një foto në InstaStory me dy ‘bisha’, një motor dhe një mjet tip ‘Audi’. Të gjithë presin shpërthimin e dibranit dhe fitorja e Partizanit i besohet golave të tij në çdo 90 minutësh.
A do t’ia arrijë ta marrë përsipër skuadrën nesër? Kjo mbetet për t’u parë.

Poll