
Partizani ndeshet me Dinamon në një derbi të kryeqytetit të zjarrtë. Jo vetëm rivaliteti dhe historia mes dy ekipeve, por edhe tabela e bëjnë këtë sfidë një betejë të vërtetë.
“Demat” kanë mungesa dhe dyshime për derbin. Të kuqtë mbyllin sot përgatitjet e fundit para se të presin në shtëpi dinamovitët të shtunën. Tekniku serb pritet të bëjë ndryshime për takimin ndaj bluve në sajë të grupit në dispozicion.
Gardiani Qirko mbetet ende jashtë. Kote është në fazë rikuperimi, por nuk dihet nëse proceset e fundit të mjekimit do ta lejojnë të jetë i gatshëm për këtë supersfidë. Lajm i mirë është rikthimi i Domgjonit dhe sulmuesit Bintsouka në stërvitje me ekipin.
Mes dilemave dhe dëmtimeve apo rikthimeve, për Partizanin e Veselinovic ka vetëm një rrugëdalje dhe ajo është fitorja në shtëpi ndaj Ilir Dajës. Një humbje ndaj Nëndetëses do të thsohte shumë jo vetëm në renditje, por edhe në moralin e skaudrës për vazhdimin e luftës për titull.