Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i Vllaznisë me ‘karta të hapura’, Alban Xhaferi ‘kërcënon’ kundërshtarët: Nuk keni parë më të mirën tonë!

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Vllaznisë me ‘karta të hapura’, Alban Xhaferi
Alban Xhaferi

Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Elbasanit, duke marrë kështu kreun e Superiores. Sfida e vlefshme për javën e 6-të, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të shkodranëve. Pas këtij dueli ka folur presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi.

“E kemi shprehje në Shkodër ‘moti i mirë shihet në nadje’. Vllaznia është me meritë aty ku është. Kemi lënë pikë, pasi kemi pasur mundësi për t’i fituar ndeshjet. Po marrim atë që meritojmë. Më kënaq ritmi i skuadrës dhe rritja. Në momente të caktuara është dashur që të zgjidhnim ndeshjen më shpejt, si sot.

Por rikthimi i tifozerisë është gjë e bukur, u bëj thirrje të mbështesin sa më shumë. Më e mira për Vllazninë ende nuk ka ardhur. Keni frikë euforinë e Vllaznisë? E kemi në Shkodër euforinë, por kjo Vllazni do t’i kontrollojë të gjitha këtë sezon. Mundi dhe djersa do të shpërblehen, jam i sigurt për këtë. Është ruajtur një bosht, por është Vllazni e re.

Afrimi i disa lojtarëve cilësorë ka bërë që Vllaznia të dhurojë futboll të bukur dhe t’i fitojmë ndeshjet me meritë. Këtë vit Vllaznia po dhuron lojë 90 minuta. Merkato? Ne sapo morëm një qendërmbrojtës dhe do jetë gati që ndeshjen tjetër. Ekipi mund të ketë hyrje-dalje, gjithmonë merkato është diçka që vlerësohet në kohë.

Mendoj që ekipi është i kompletuar në të gjitha repartet. Jemi munduar të afrojmë lojtarët e rinj të akademisë. Gjithmonë janari është merkato, mund të ketë hyrje dhe dalje”, tha Xhaferi.

Poll

Lexo gjithashtu