
Sezoni 2023-2024 në Superiore është drejt fundit dhe klubet futen në periudhën e nxhetë të merkatos ku duhet ndërtojnë skuadrat për sezoni ne ri futbollistik. Një vëzhgim i Newsport.al nxjerr në pah disa nga futbollistët më të mirë të Superiores që më 30 qershor 2024 do të jenë të lirë nëse nuk rinovojnë me klubet e tyre.
Duke i renditur në futbollistët me vlerën më të shtrenjtë në treg, lista nis me gardianin e Egnatias, Alen Sherri, vijon me yje si Cara, Përgjoni, Sota, Deliu, Smajli, Mala e përfundon me lojtarët me pak minuta si Bruno Gomes dhe Patrik Bardhi.
Klubi më i rrezikuar është Vllaznia me plot 8 lojtarë, 5 prej të cilëve janë titullar absolut: Geralb Smajli, Esat Mala, Lorik Boshnjaku, Esin Hakaj, Marko Juric, si dhe Andrey Yago, Alfred Ajdarevic e Bruno Gomes janë lojtarët që shkodranët duhet të nisin negociatat së shpejti. Egnatia veç Sherrit kanë edhe dy mbrojtësit e djathtë Fangaj e Rezart Rama.
Tirana është në skadencë me 3 mbrojtës si Florjan Përgjoni, Bruno Lulaj dhe Filip Najdovski, ndërsa Ardit Deliu po bëhet një çështje që duhet të marrë zgjidhje pasi Dinamo ka nisur ‘sulmin’.
Te Partizani çështje në tryezë është Tedi Cara dhe Eljon Sota, por të dy pritet të rinovojnë siç konfirmon vetë trajneri Shehi. Kapiteni Murataj është gjithashtu në fund të kontratës, por drejtori Abilaliaj ka zbuluar se palët janë shumë pranë akordit. Dy titullar të tjerë janë Gjelbrim Taipi e David Atanaskoski, ndaj mbetet të shihet vendimi i drejtuesve. Nga të rinjtë, është Leart Zekolli që së shpejti pritet të rinovojë gjithashtu.
Emra të tjerë në listë janë Realdo Fili i Teutës, dyshja e Erzenit, Kahrimanovic e Sadiki; Ardit Nikaj e Gresild Lika të Skënderbeut; Patrik Bardhi e Bekim Rexhepi të Dinamos. Te blutë çështje është Jocelyn Behiratche i cili me paraqitjet e fundit ka humbur besimin e stafit dhe nuk pritet t’i rinovohet kontrata 1+1 që nënshkroi në verën e fundit. Ndërsa Albion Marku nuk do të rinovojë teksa pritet kalimi në Serie A.
Në futbollin shqiptar vijon trendi i kontratave afatshkurtër dhe këto janë disa prej futbollistëve më të mirë që do të jenë kryefjalë nga tregu vendas, por ka edhe shumë të tjerë e ardhmja e të cilave është në pikëpyetje. Rënia nga kategoria e Kukësit dhe Erzeni bën që shumë klube të jenë të përfitojnë për lojtarët më të mirë nga këto dy klube.