Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Polemikat në sfidën Elbasani – Partizani, gjyqtari Florjan Lata mungon në javën e ardhshme të Superiores (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Polemikat në sfidën Elbasani – Partizani, gjyqtari Florjan Lata
Florjan Lata (në mes), sfida Elbasani - Partizani

Arbitri Florjan Lata ishte një nga më të përfolurit në javën e fundit të Superiores, pra atë të 9-tën. Gjyqtari u bë protagonist në ndeshjen Elbasani – Partizani me verdhblutë që kishin polemikat e tyre.

Megjithatë, Lata së bashku me asistentin e tij, Gerald Cenollin që po ashtu ishte në grupin e arbitrave të Elbasani – Partizani, do të gjykojnë në kualifikueset Europianit U17. Pra, javën e ardhshme, Lata dhe Cenolli do të mungojnë në Superiore.

Duke filluar nga 24 tetori deri më 30 tetor, dy arbitrat shqiptarë do të jenë në Maltë pikërisht për këto kualifikuese të Grupit 1, ku marrin pjesë Anglia, Letonia, Malta dhe Suedia.

Dyshja shqiptare do të jenë pjesë e grupit të gjyqtarëve në ndeshjen Angli – Maltë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga