Në 3 ndeshjet e fundit të Superiores, skuadra e Teutës nën urdhërat e trajnerit Enkeleid Dobi nuk e njeh fitoren, e përkthyer me 2 humbje dhe 1 barazim.
Disfata e çuditshme për nga mënyra se si rrodhi loja kundër Partizanit e bëri akoma më “dramatike” situatën te durrsakët. Në prag të javës së 12-të, klubi i Teutës ka bërë njoftimin e rëndësishëm për ndeshjen me Vorën:
“NJOFTIM ZYRTAR. Klubi i Futbollit Teuta informon tifozët dhe publikun se, në marrëveshje me klubin FK Vora, ndeshja e fazës së dytë ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Kjo marrëveshje është arritur pasi FK Vora nuk e ka ende gati stadiumin e vet për zhvillimin e takimit.
Gjithashtu, është vendosur që ndeshja e fazës së tretë ndërmjet dy ekipeve të luhet në stadiumin e Vorës. Klubi ynë falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe i fton të jenë të pranishëm në “Niko Dovana” për të përkrahur ekipin tonë. Forca Teuta!"
