Mesfushori me prirje ofensive Irgi Kasalla rezultoj përcaktues te Vora në fitore 2 – 0 karshi Egnatias, autor i dopietës. Pas ndeshjes, 23-vjeçari foli për mediat:
“Përgëzoj gjithë çunat për këtë rezultat. Fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Janë edhe 3 javë deri në fund. Më këtë triumf, na jep shumë siguri për mbijetesën në Superiore.
Objektivi im ishte 10 gola, tani si po vijnë gjërat, aq më shumë, më mirë është. Goli i parë? Ishte edhe punuar. Duke parë edhe mungesat e Xhemajlit dhe Sotës te Egnatia, të cilët luajnë mirë me topin, kërkuam të shfrytëzonim këtë element.
Më kishte munguar të luaja në pozicionin tim natyral. Roli i preferuar. Krahun e majtë, por jap më shumë në mesfushë”.
