
Kevin Dodaj
Ka përfunduar sfida mes Teutës dhe Vllaznisë. Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superiores e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, është mbyllur me rezultatin 1-3 në favor të shkodranëve.
Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Kevin Dodaj, që shënoi golin e 3-të të sfidës dhe fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Balaj.
“Nga ndeshja në ndeshje po marr më shumë eksperiencë, po stërvitem mirë. Sekret nuk kam. Zërat e merkatos janë tek klubi, unë nuk kam ndërhyrë. Unë ndihem shumë mirë tek Vllaznia. Janë ëndrra që janë bërë realitet, po i përjetoj shumë mirë, jam shumë i lumtur. Shpresoj që të bëj më shumë se kaq”, është shprehur Kevin Dodaj.
Poll