Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Pësojmë gola në mënyrë të brishtë", Deliallisi gjen 'problemin' te Erzeni: Merkato e janarit ishte fatale

Shkruar nga NEWSPORT
"Pësojmë gola në mënyrë të
Alfred Deliallisi

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me triumfin e bardhebluve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Tiranës. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Mënyra si e kisha vendosur ekipin sot ishte e përshtatshme për kundërshtarin që kishim përballë. E nisëm lojën me një rast shumë të pastër dhe ndeshja do të ishte një histori tjetër, nuk e di si humbet ai rast. E pësuam golin në mënyrë të brishtë nga një top që nuk ishte aktiv, nuk di si mund të ndodhte. Por janë raste që ndikojnë në mentalitetin dhe psikologjinë e lojtarëve. Prisja më shumë duke parë rëndësinë që kishte kjo ndeshje”, u shpreh fillimisht Deliallisi.

Erzeni na kishte mësuar me lojë të bukur dhe skemë të veten, pse e ndryshoi Deliallisi këtë?

“Doja t’i përshtatesha kundërshtarit. Pasi bëmë një lojë të mirë, por humbëm raste flagrante. Pasi kishim rast të pastër që mund të ndryshonte historinë e ndeshjes. Me këtë skemë nuk po bënim keq, por pësuam në mënyrë të brishtë”.

Çfarë do bënit ndryshe?

“Sot nuk do të bëja asgjë ndryshe. Mund ta filloja me Zekën nga fillimi, por nuk mendoj se është i gjithi pishmani te kjo. Ishte për meritë të kundërshtarit goli, por edhe ne humbasim shumë dhe u japim mundësi. Ne krijojmë raste dhe nuk shënojmë dhe kjo na sjell ngarkesë psikologjike”.

Vështirësi më shumë për t’i karikuar lojtarët?

“Normalisht është e vështirë, pothuajse e pamundur. Por ne kemi pishmanet tona pasi merkato e janarit ishte fatale për ne, asnjë nga lojtarët nuk u përshtat. Nuk rrisin rendimetin apo volumin e lojës. Sot i bëra zëvendësimet, por nuk ndryshoi asgjë, si me Dinamon dhe Egnatian. Lojtarët që erdhën në janar nuk kishin minuta në këmbë”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga