Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Përgëzoj çunat për lojën”, Arian Bellai pas humbjes: Ndaj Dinamos e vështirë, na mungon besimi

Shkruar nga NEWSPORT
“Përgëzoj çunat për lojën”, Arian Bellai
Arian Bellai

Vora fatkeqësisht nuk ia doli të merrte pikë ndaj Dinamos, në sfidën e luajtur për llogaritë e javës së 8-të të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Arian Bellai u mposht në “Arenën e Demave” me shifrast 2-0 nga Dinamo.

Pas kësaj disfatet ka folur trajneri i Vorës. Bellai ka theksuar se ekipi i tij meritonte pikë në këtë sfidë.

“Humbja? Pavarësisht se humbën, unë përgëzoj çunat për ato momente ku ne dolëm te loja jonë. Dinamo është Dinamo dhe u munduam, por për shkak të disa futbollistëve si Bregu e kishim shumë të vështirë. Përgëzoj edhe Dinamon për fitoren.

Ndryshimet në pjesën e dytë? Në mesfushë kemi humbur lojën sot. Ata ndryshonin shumë pozicione dhe rrotacionet që bënin na krijonin në vështirësi. Kemi luajtur mirë për disa minuta dhe ne u munduam. Kur luan me Dinamon apo Egnatian duhet të shfrytëzon atë 1 rast që të krijohet.

E ndërton skuadrën në varësi të kundërshtarit? Gjithmonë në varësi të kundërshtarit, sidomos kur luan ndaj ekipeve pretendente. Ndaj ekipeve si Dinamo dhe Egnatia na mungon besimi dhe për këtë duhet të punoj me lojtarët nga ana psikologjike. Na mungon kjo dhe Dinamo nuk na lejonte shumë hapësira dhe detyroheshim të luanim me topa të gjatë. Ne përpiqemi për të qarkulluar topin fhe për të shfrytëzuar rastet”, ka deklaruar Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu