Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përgatitjet për elitën, Nevil Dede zbret ekipin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet për elitën, Nevil Dede zbret ekipin në
Elbasani

Elbasani është një nga skuadrat më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë vazhduar punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ri. Teksa skuadra ishte me pushime, drejtuesit nga krahu tjetër janë marrë me merkaton në mënyrë që të plotësojnë grupin e lojtarëve.

Por ditën e sotme kanë marr fund pushimet për futbollistët. Ekipi me në krye Nevil Deden do të zbresin në fushën e lojës.

Fundjavën që kaloi lojtarët u janë nënshtruar vizitave mjekësorë si dhe kanë bërë edhe testet fizike për të parë gjendjen e tyre. Pas këtyre analizave, ekipi do të nisë me stërvitjet intensive, ku jesë të skuadrës do të jenë edhe lojtarët e afruar gjatë kësaj merkatoje.

Në këtë mënyrë kampionët e Kategorisë së Parë do të nisin kështu zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri dhe për elitën. Verdheblutë do të synojnë që të mos jenë vetëm kalimtarë në Superiore, madje nuk e fshehin dëshirën se kërkojnë të jenë pjesë e “Final – Four”.

Përgatitjet për elitën, Nevil Dede zbret ekipin në
Postimi i Elbasanit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga