Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Për historinë, për trofeun që e meritojmë…”, Egnatia: Të gjithë bashkë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
“Për historinë, për trofeun që e
Tifozet e Egnatias

90-të minuta larg historisë janë Rrogozhinasit. Një ndeshje i ndan nga titulli kampion. Ndaj Partizanit do të luajnë “all-in” për titullin e parë kampion në historinë e klubit të tyre, teksa pas Kupës së Shqipërisë duan një tjetër trofe.

Egnatia është më e motivuar se kurrë për të shkruar emrin e saj në librat më të suksesshëm të historisë. Mbështetja e tifozëve sigurisht është shumë e rëndësishme dhe ditë pas dite klubi iu bën thirrje të jenë në stadium në mbështetje të lojtarëve dhe skuadrës.

Biletat kanë mundësi t’i blejnë edhe në pikën e shitjes në stadiumin “Egnatia Arena”. Ndërkohë siç është mësuar klubi ka vënë në dispozicion autobusë falas nga Rrogozhina për në Tiranë për ditën e dielë. Gjithashtu një numër i caktuar biletash do jepen falas për tifozët, në mënyrë që prezenca e tyre të jetë sa më e madhe.

“???? Për historinë ... Për trofeun që e meritojmë... 

???? Merrni biletat në stadiumi "Arena Egnatia" dhe të gjithë bashkë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

⏳️ One more to go... ????”, u rikujton klubi tifozëve 3 ditë para finales. Partizani – Egnatia do të luhet të dielën në “Air Albania” në orën 19:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga