Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani “zemërgjërë” në këtë merkato, të “kuqtë” përforcojnë ekipin e Kategorisë së Parë me 2 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “zemërgjërë” në këtë
Skander Tahri, portier i Partizanit

Partizani do të “përforcojë” një nga ekipet e Kategorisë së Parë dhe bëhet fjalë për Luftëtarin. Mësohet se dy nga futbollistët e kryeqytetasve do të huazohen te ekipi gjirokastrit për deri në fund të këtij sezoni.

Skandër Tahri dhe Amdi Diallo pritet të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës së Luftëtarit, duke u larguar nga kryeqytetasit. I pari luan si portier, por te “Demat” nuk ka minutat e dëshiruara dhe në këtë mënyrë në Gjirokastër mund të marrë një rol kryesorë.

Ndërkohë i dyti luan si mbrojtës qendre dhe do të përforconte repartin e prapavijës së bluzinjve. Mosha e re e futbollistëve bën që drejtuesit e kuq vetëm t’i huaozjnë që futbollistët të marrin minuta dhe të kenë më shumë hapësirë, njëkohësisht të fitojnë edhe eksperiencë.  

Poll

Lexo gjithashtu