
Partizani
I papritur ishte lajmi i largimit të Orges Shehi nga Partizani. Dështimi në Europë duket se mbushi “kupën” e Gaz Demit, i cili vendosi të ndajë rrugët me durrsakun.
Të kuqtë nuk kanë kohë për të humbur dhe ekipi ka vazhduar përgatitjet, teksa janë rithyer në fushë pas eliminimit nga Conference League. Në fakt skuadra ka zbritur pasditen e djeshme në fushë për herë të parë pa Shehin.
Kryeqytetasit do të drejtohen sërish nga Arbër Abilaliaj, deri në gjendjen e një timonieri të ri. Drejtori sportiv merr kështu sërish në dorë “frenat” e ekipit, ndërsa do të synojë të përgatitë lojtarët për startin e kampionatit.
Poll