Partizani është skuadra e parë finaliste e Final Four. Të kuqtë mposhtën Skënderbeun në gjysmëfinalen e luajtir në Air Albania ku heroi ishte Archange Bintsouka i cili shënoi golin e vetëm në startin e pjesës së dytë.
Një ndeshje ku djemtë e Orges Shehit nuk u vunë thuajse asnjëherë në vështirësi duke dominuar çdo aspekt të lojës dhe fushës. Shumë raste të shpërdoruara, por në fund mjaftohen vetëm me 1 gol për të prekur finalen e 26 majit, sërish në impiantin e kryeqytetit.
Pas fitores, klubi i kuq ka reaguar në rrjete sociale duke postuar një foto të festës së golit nën diçiturën: Jemi në finale, drejt titullit të 18-të kampion.
Poll