Sulejman Starova ka folur në emisionin Supergol për derbin midis Tiranës dhe Partizanit. Ai shprehet në mëdyshje për të dy skuadrat. Ndeshja e fundit e Partizanit e ka lënë Starovën me shije të hidhur, ndërsa Tirana sipas ish-trajnerit është një ekip pa balancë.
“Derbi i Tiranës është vitrine e futbollit shqiptar. E ka treguarr historia.
Tirana do t’i shkëputet fundit. Ndeshja e fundit e Partizanit me Laçin, nuk ka qenë bindëse. Respekte për laçin që po tregon se di të marrë 3 pikët.
Tirana i ka të tre rezultatet brenda. Është me luhatje.
Partizani ka probleme me mbrojtjen. Nuk ka tregaur në takimin e fundit që është një skuadër lidere e kampionatit.”, u shpreh Starova.
Poll