
Partizani
Amos Nondi ka kryer sot operacion. Mesfushori i Partizanit, ashtu edhe siç pritej nuk i ka shpëtuar dot operacionit, duke treguar qartë që do të mungojë për disa muaj.
Në prag të startit të sezonit të ri të Superiores, “Demat” kanë qenë tepër të pafatë. Nondi u bashkua me të kuqtë vetëm para disa javësh, por nuk mundi që t’i shpëtonte dëmtimit.
Kujtojmë që ky është operacioni i dytë brenda këtij muaj në kampin e Partizanit. Kjo për shkak se më herët ka kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe sulmuesi Albers Keko.

Amos Nondi
Poll