
Nevil Dede ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në RTSH te “Rubrika Sportive” me Hygerta Sakon. Ish-trajneri i Tiranës dhe Dinamos ka folur me superlativa për Vorën pas fitores që skuadra e Arian Bellait mori ndaj Flamurtarit.
Gjithashtu u shpreh se Elbasani e bëri Partizanit të dukej një skuadër e vogël. Dede nënvizoi gjithashtu se të kuqtë u dukën një skuadër pa personalitet në çdo aspekt.
“Vazhdon entuziasmi i Vorës. Kjo vlen për t’u përmendur. Kur shikon tabelën e renditjes ka mundur kundërshtarët direkt si Tiranën si Vlorën dhe tashmë ka 7 pikë. Nga krahu tjetër ajo që më bëri përshtypje, një detaj. Konfirmohet Elbasani përballë një Partizani që realisht mu duk i vogël. Një skuadër pa personalitet në çdo aspekt. Këto ishin 2 elementë që më bënë përshtypje”, ka theksuar Dede.
View this post on Instagram