I ftuar në emisionin “Elite Show”, në SuperSport, presidenti i Partizanit, Gaz Demi është pyetur në lidhje me Kompleksin e ri “Partizani”. Demi thotë se mungon vetëm firma. Madje, Demi thekson se pala që do të hedhë firmën mund të ketë frikë edhe nga SPAK.
Më tej, presidenti i Partizanit shton duke thënë se firma nuk jepet me idenë që do të ndërtohen pallate, por Demi shprehet se në Kompleks do të ketë vetëm ambiente për edukim brezash.
“Nuk kam qejf të futem në politikë. Kjo ka ngelur për arsye të vogla dhe banale te Kompleksi se për 1 muaj të mbaruara. Na kanë dhënë fjalën që do prishen 2 magazina dhe të mbarojmë fushat e tjera. Kanë dal fondet e rrugës. Po e shty të mbarojë puna e gjithë terrenit. Besoj shumë shpejt, na është dhënë fjala. Janë tremb nga SPAK thuhet, po aty vetëm ambiente për edukim brezash po bëhen.
Nuk e di çfarë vonon Qeveria, Ministria e Mbrojtjes apo Financave, ka diçka që ka ngecur. Se çfarë do firmosin nuk e di. Unë si President dhe biznesmen nuk kam pasur lidhje me shtetin në vitet e mia të biznesit, s’kam qejf të ngatërrohem. Janë dashamirës po nuk firmosin akoma. Po ju jap fjalën që e gjithë puna kur të firmoset ajo, 2 muaj për 3 fusha”.